Prostitucion e trafikim “malli”, kush është Gazmend Mahmutaj

OFL ka shenjestruar sot Edison Çobon dhe Gazmend Mahmutaj banues në Berat që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh.

Gazmend Mahmutaj është i dënuar me 25 vite burg për trafik droge, i cili njihet si një nga kriminelët e rrezikshëm në Berat.

Mahmutaj ka qenë i përfshirë dhe në dhunimin e një zyrtari të LSI-së, në vitin 2017, konkretisht kryetarit të LSI-së në Gjoroven të Beratit Krenar Shehu.

“Më kanë dalë përpara në lagjen Uznovë 3 kriminelët më famëkeq të Beratit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg për prostitucion dhe trafik droge, Gramoz Toto i dënuar me 18 vjet për prostitucion dhe Ramazan Toto i dënuar me 18 vjet. Ditën për diell më kanë ndaluar me forcë, të shoqëruar nga shumë persona të tjerë dhe të armatosur me automatik dhe pistoleta më kanë shkatërruar makinën”, ka deklaruar drejtuesi i LSI-së në polici asokohe.


Shtuar 18.02.2020 12:25