Pronarët e bizneseve në Velipojë nuk lejojnë ndërhyrjen e IKMT: Ne nuk jemi serbë

Prej ditës së djeshme ka nisur një aksion masiv në Velipojë për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.

Aksioni ka nisur ditën e djeshme, ndërsa sot situata është rënduar dhe është dashur që në bregdet krahas forcave të policisë të mbërrijnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pronari i një biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojnë vendimet për prishjen e bizneseve të tyre sepse ajo është puna e 30 viteve dhe ata nuk janë serbë që të trajtohen në atë mënyrë.

“Ju që keni ardhur këtu kishit shkuar me kapur drogën. Ju shkoni te drogë jo te mundi dhe të djersa.

Kemi punuar për 30 vite dhe nuk mund të na e prishni për pesë minuta. Ne nuk jemi serbë. Jemi shqiptarë, jemi velipojanë, na janë bërë duart gjak”, -tha pronari i një prej subjekteve.


Shtuar 11.06.2020 16:36