Presidenti Meta kërkon ndjesë publike, çfarë thotë për 2 marsin

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falenderuar Saimir Kodrën dhe Gent Zenelajn që pranuan publikisht se do ishin në bulevard me 2 mars por ai ka kërkuar ndjesë edhe për kritikat e moderatorëve të cilat ka thënë se i pranon.

“Bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte 😃, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica”- shkruan Presidenti Meta, ne nje postim te bere sot ne mengjes ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i Metës

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! 😃
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte 😃, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. 🇦🇱


Shtuar 27.02.2020 07:35