Prej ditësh kishte marrë “flakë”, sot asnjë rast i ri në Krujë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është rritur edhe ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 15 qytetarë, duke e çuar në 678 numrin total të të infektuarve. Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Eugena Tomini, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Por lajmi i mirë është se në Krujë nuk ka asnjë rast të ri.


Shtuar 24.04.2020 09:09