Policia reagon pas zjarrit në servis: 5 zjarrfikëse shuajnë flakët!

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një servis në Durrës ku u raportuar se 5 makina janë shkrumbuar nga zjarri.

“Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve…”

Reagimi i policisë

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.


Shtuar 1.02.2020 20:32