Policia merr në kontroll rrugët pas vrasjeve, si u vunë në pranga dy persona

Jemi vetëm pak ditë nga fundi i muajit i cili nuk ka qenë aspak i qetë, por i mbushur me atentate të bujshme dhe krime që tronditën Shqipërinë.

Vrasje për larje hesapesh, pazare droge, hakmarrje apo luftë për pronë shoqëruan përditshmërinë e shqiptarëve vetëm në javën e fundit shkruan albeu.com.

Elbasani këto ditë është blinduar me polici dhe dy të akuzuar për vrasje e krime të tjera të rënda janë arrestuar 72 orët e fundit gjatë kontrolleve në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Prej vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës është ngritur postblloku policor që kontrollon automjetet që vijnë nga akset më të rëndësishme të vendit, nga Tirana, Porti i Durrësit apo Qafë-Thana me Kapshticën.

Policia gjithashtu ka marrë masa në të gjithë vendin pas vrasjes së Bujar Celës dhe atentatit me tritol në mes të Tiranës, ndaj Preng Gjinit.


Shtuar 20.09.2020 19:57