Policia greke në alarm, shqiptari zhduket në qendër të Athinës

Zhdukja misterioze e 56-vjeçarit Andon Gogo ka ngritur në alarm policinë greke dhe familjarët.

56 vjeçari shqiptar Andon Gogo ka humbur që prej ditës së enjte, 23 korrik.

“Andoni, ka probleme shëndetësore dhe u zhdùkja e tij nga të afërmit përbën një rrezik për jetën.

Ai është i gjatë 1.76 dhe kur u zhduk ai mbante vetëm pantallona të shkurtra të zeza dhe i zbathur dhe bluzë”, thuhet në njoftimin për shtyp.


Shtuar 28.07.2020 14:17