Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku policia dhunon një 15-vjeçar ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha ka dënuar dhunën barbare ndaj të miturit, ndërsa thekson se dhuna është fytyra e shtetit të Ramës dhe oferta e vetme për njerëzit.
Basha thekson se Rama është e keqja e njerëzve dhe keqja e Shqipërisë.
“Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!
Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.
Ky është akti i një frikacaku të dështuar”, shkruan Basha.