Polici i burgut të Drenovës kapet me “mall”, ku e kishte fshehur

Ditën e sotme një polic i burgut të Drenovës, në Korçë është kapur me një sasi droge.

Burime për News 24 bëjnë me dije se polici, Hakil Zere është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 2 qese me kanabis të fshehura në këpucë dhe 2 qese ne pjese intime me heroine.

Po ashtu Zeres i është gjetur drogë edhe në banesë gjatë një kontrolli pas arrestimit të tij.


Shtuar 23.04.2020 13:58