Po shiste heroinë mes Tiranës, policia kap mat 42 vjeçarin

Policia e Shtetit ka kapur mat një person në Tiranë duke shitur heroinë dhe kanabis sativa.

Gjatë mbrëmjes së të martës, efektivët e komisariatit nr.2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një rast të shpërndarjes së drogës.

Nga ana e uniformave blu u vu në pranga E. G., 42 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke i dhënë një sasi lënde narkotike të dyshuar heroinë, shtetasit J. Gj.

Në vijim gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G., u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj.


Shtuar 3.06.2020 14:18