Italia është vendi më i prekur nga COVID-19 me mbi 13 000 viktima.
Viktimat në Bergamo në muajin mars nga Covid-19 janë 4500.
Të paktën kështu pretendon “L’Eco di Bergamo”, media e njohur për investigimet në këtë provincë.
Sipas të dhënave që ka mundur të nxjerrë zyrtarisht nga spitalet në muajin mars, kjo e përditshme shkruan se në 4500 raste në certefikatat e vdekjeve shkruhet vetëm “pneumoni intersticiale” ose fibrozë pulmonare.
Një shifër shumë e largët kjo nga ato që janë bërë publike nga autoritetet shtetërore të cilat kanë raportuar 2060 viktima nga koronavirusi vetëm në muajin mars në këtë provincë.