Ka nisur lufta brenda partisë socialiste në lidhje me pushtetin në Vlorë. Pas zërave për një mosbesim të kryeministrit Rama ndaj kryetarit të Vlorës, Dritan Leli, Damian Gjiknuri i ka vënë “vulën” debatit. Gjatë një takimi të Gjiknurit në Vlorë, zërat janë përforëcuar edhe më shumë.
Pikërisht ditën e djeshme kur kryetari i Bashkisë mungonte, pas një leje 2 ditore që kishte marrë, Gjiknuri ka zbritur në Vlorë dhe ka kërkuar prezencën e mediave në të ashtuquajturin inspektimin e punimeve për hedhjen e 100 metrave asfalt në rrugën e plazhit të Zvërnecit.
Në fjalën e tij, edhe pse bëhej fjalë për një investim në mbushje gropash, me një vlerë modeste, Gjiknuri ka thënë duke e përsëritur disa herë që duhej të kalonte kryeminstri në këtë rrugë që të urdhërohej shtrimi i aksit, duke i faturuar fajin bashkisë për mos përmbushje të detyrimeve.