Plas me armë në Tropojë, burri plagos fqinjin polic

Një sherr i ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me pistoletë komshiun.

Fatmirësisht, ky i fundit i identifikuar si A. H. është jashtë rrezikut për jetën, një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tropojë

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.07.2020 13:24