Plas keq sherri mes grave në Fier, njëra përfundon me plagë në spital

Një grua në Fier ka shkuar në spital me plagë të shumta.

Policia bën me dije se ajo është goditur me gurë nga një tjetër grua, pas një sherri për motive të dobëta në fshatin Hasturkas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Shtuar 13.08.2020 08:56