Plane për plazh? Surprizat e motit mund t’ju prishin pushimet

Shërbimi meteorologjik ushatarek njofton se ditën e nesërme moti që në orët e para të ditës dhe deri në mesditë do të mbizotërohet nga vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore.

Në pas pasdite në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare, ndërsa përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal.

“Prej orëve të para të ditës së diel deri në mesditë parashikohen vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore. Më tej, në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare.

Përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal. Kjo situatë, do të pasohet nga erë kryesisht veriperëndimore e lehtë ndërsa në bregdetin jugor mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore 15° deri 30°C

Vendet e ulëta 19° deri 33°C

Vendet bregdetare 20° deri 31°C

Ju urojmë të kaloni të diel të bukur!” njofton SHMU.


Shtuar 25.07.2020 19:34