Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të tre të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Sekuestrohen dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash.
None found
U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29 vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A. Gj., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak.
Shtetasi A. Gj. ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Z., 33 vjeç, banues në Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Po gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasit R. A., 23 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat, i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...