Plagosja te “5 Maji”, si ditëlindja përfundoi me plumba

Mbrëmjen e sotme, një plagosje me armë zjarri ndodhi në rrugën “5 Maji”.

Rexhep Gjeli kishte ftuar një grup shokësh për ditëlindje pasi mbushte 30 vjetorin, e midis tyre edhe Kevin Cungun.

Pasi kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike, ata u përfshinë në sherr midis tyre.

Jashtë lokalit, kërcitën armët e zjarrit. 30 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.


Shtuar 11.09.2020 21:46