Plagosi me armë bashkëfshatarin, gjendet automatiku dhe identifikohet autori i krimit

Policia e Korçës ka identifikuar autorin e plagosjes se një dite më parë në Bishnicë.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punon për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.08.2020 06:40