Plagoset punëtori në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një 26 vjeçar është dëmtuar në vendin e punës rreth orës 20:00 në Tiranë.

Sipas policisë, i riu është dërguar në spita dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.


Shtuar 20.08.2020 19:43