Plagoset me thikë në gjoks përmbaruesi privat në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Përmbaruesi Baftjar Nela ka mbetur i plagosur me thikë në gjoks pas një sherri për motive të dobëta.

Ky i fundit ndodhet në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosur ka treguar para oficerve të policisë se e ka plagosur Aleksandër Camandioti.

Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve, kur eshte perballur me sulmin.

Fatmirësisht 53 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 14.09.2020 06:44