Pipero tregon historinë prekëse nga Infektivi: I moshuari nuk e linte vetëm djalin e tij

Pëllumb Pipero ka treguar këtë mbrëmje në emisionin “Open” situatën në Spitalin Infektiv krijuar nga koronavirusi.

Ai ka rrëfyer ngjarjen prekëse të një të moshuari me djalin e tij.

“Situata në Spitalin Infektiv është dinamike. Është pak e vështirë për tu treguar por ata persona që janë të shtrirë në infektiv janë vetëm. Kishim një rast ku një i moshuar ishte i shtrirë bashkë me djalin e tij.

I moshuari u përkeqësua dhe vendosëm ta kalonim nga reanimacioni.

Ai nuk pranonte pasi nuk donte ta linte djalin vetëm”- tha Pipero.


Shtuar 31.03.2020 21:18