Pipero kërkoi të detyrohet me ligj, pse duhet të mbajmë maskë gjatë kësaj pandemie?

Një ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero tha se ka ardhur koha që mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura të bëhet e detyrueshme me ligj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo ditë me një thirrje qytetarëve: “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

Por përdorimi i saj ka disa hapa që duhen zbatuar.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimet se si duhet vendosur, përdorur, hequr dhe hedhur një maskë.

1- Para se të vendosni maskën, lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me desinfektant.

2- Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis fytyrës dhe maskës.

3– Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit; nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me dezinfektant.

4- Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr; hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; lani duart.

5- Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshe.


Shtuar 4.07.2020 19:07