Pipero jep lajmin e mirë: Virusi s’do rikthehet në vjeshtë ose dimër!

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër…”

Në kohën kur po përballemi me një fluks të numrit të të infektuarve, dhe kur kërkohet sa më tepër distancimi fizik, mjeku i njohur Pëllumb Pipero na jep një lajm shpresëdhënës.

Në një intervistë në “Syri TV”, ai tha se nuk pritet një valë e dytë e koronavirusit në vjeshtë ose dimër.

E në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe i fortë.

Mjeku shpjegoi më tej se virusi vijon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale.

Pipero shtoi më tej se nëse ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tashmë është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër.

Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.

Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale”- tha ai.

Arsyet e tjera, sipas Piperos, lidhen me faktin se kapacitetet mjekësore në vend janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i qytetarëve është shtuar.


Shtuar 9.06.2020 15:55