Categories: Uncategorized

Petrit Malaj kundër Ermal Mamaqit: Gjë e tmerrshme!

Mjeshtri i Madh i Kinematografisë njëherazi aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj, ka ndarë me shikuesit e emisionit “Vizioni i Pasdites” jetën e tij artistike, familjen dhe kinematografinë shqiptare.

Malaj ka dhënë një koment edhe për prodhimet shqiptare, teksa ka shkuar më tej duke dhënë mendimin e tij për filmin e fundit të Ermal Mamaqit “ I love Tropoja”.

Të lidhura

None found

“Unë do të mendoja që filmi është ndër gjinitë më të vështira të artit dhe do të thoja që jo çdokush mund të bëjë film. Nuk mund të cilësoj të bëj emërtesa të tilla për disa gjëra të cilat nuk i kam parë dhe do më vinte keq që të isha ekstremist në atë ide që mund të shfaq për dikë apo për dikë tjetër. Megjithatë, unë di të them që filma në Shqipëri bëhen pak, filma që janë të mirfilltë, bëhën pak.

Ç’ka nuk pëlqej unë, një film që jepet sot në Tiranë, jepet në Pallatin e Kongreseve. Unë nuk mund ta shijoj filmin në Pallatin e Kongreseve. Unë di një herë që është bërë një fushatë zgjedhore në Pallatin e Kongreseve në ’96-n dhe një film ku unë interpretoja, premierën e bëri në Pallatin e Kongreseve. Nuk kishte për mua një gjë më të tmerrshme. Nuk shijova asgjë, nuk i mora ndjesi filmit. Filmi është emocion, filmi është sy, filmi është shpirt, filmin e dua ta kem aty”, është shprehur Malaj.

Petrit Malaj u ndal gjithashtu tek ndarja nga jeta e kolosëve të kinematografisë, Xhevdet Ferri dhe Gjergj Xhuvanit. Mes emocionesh ai u shpreh se kjo ishte një humbje e madhe jo vetëm për të personalisht.

“Unë kam humbur dy kolegë shumë të mirë. Ne, si fakultet kemi humbur dy kolegë të respektuar të cilët në fakt kur hynin në auditor kishin respekt absolut tek studentët dhe studentët i kanë dashur dhe i kanë respektuar, jo për hir të të qenurit pedagog, por për hir të asaj çka i’u ofronin këta studentëve. Ne kemi humbur shumë, unë di të them si drejtues në fakulet, si Dekan në fakultet jam ndjerë keq edhe nga kjo anë. Kemi humbur dy kolegë në dy rrafshe, njërin tek aktrimi, tjetrin tek regjia e filmit tek të cilat na kanë lënë mugesë”, – ka rrëfyer mes emocionesh Petrit Malaj. /vizion plus

të fundit

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

1 hour ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

2 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

3 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

3 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

3 hours ago

Van der Vaart godet De Jongun pas eliminimit të Holandës: Ishte paraqitja më e dobët e karrierës

Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…

4 hours ago