Categories: sport

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe po vazhdon të lërë gjurmë në historinë e futbollit botëror. Sulmuesi i Francës shënoi dy herë në suksesin 3-0 përballë Suedisë, duke regjistruar arritje të reja në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

Goli i parë në këtë takim e çoi Mbappen në nëntë realizime në ndeshjet me eliminim direkt të Kupës së Botës, çka e bëri atë golashënuesin më të mirë në historinë e kësaj faze të turneut.

Para këtij momenti, ai e mbante së bashku këtë rekord me dy ikonat braziliane, Leonidas dhe Ronaldo Nazario, që kishin shënuar nga tetë gola secili. Por francezi shkoi edhe më tej, pasi me golin e dytë ndaj Suedisë e ngriti totalin në 10 gola në fazat eliminatore.

Falë këtyre dy golave, Mbappe u ngjit edhe në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të spikatur në historinë e Kupës së Botës. Tashmë ai ka 18 gola në kompeticionin më të madh të futbollit, duke kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose.

I vetmi që qëndron ende mbi të është Lionel Messi. Kapiteni i Argjentinës ka zhvilluar një Kupë Bote 2026 të jashtëzakonshme, duke shënuar një “hat-trick” ndaj Algjerisë, dy gola kundër Austrisë dhe një tjetër përballë Jordanisë në fazën e grupeve.

Messi mban aktualisht vendin e parë me 19 gola, por forma që po tregon Mbappe bën që rekordi i argjentinasit të duket seriozisht i kërcënuar.

të fundit

Anthropic ngre alarmin për rreziqe katastrofike dhe ekzistenciale nga IA-ja

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…

5 minutes ago

Prodhuesit shqiptarë kundër paketës fiskale 2027: Taksat më të larta mund të frenojnë investimet dhe konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…

15 minutes ago

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…

16 minutes ago

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…

17 minutes ago

76-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Gjorçe Petrov, dyshohet për dhunë

Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…

18 minutes ago

Haxhiu dhe Gashi shqyrtojnë në Shkup thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…

27 minutes ago