Petrit Malaj ka treguar për “Aldo Morning Show” se pasuria më e madhe që ka marrë nga prindërit e tij është e madhe, por në një aspekt, në trashëgimin kulturore dhe shpirtërore, ndërsa nga pikëpamjet monetare mundësitë e tyre kanë qenë të varfra.
Sipas tij prindërit i kanë dhënë dashurinë për vendin e tij dhe për njerëzit, në këtë mënyrë ai e ka “një derë” hapur kudo që shkon. Ndërsa fëmijëve të tij Petrit Malaj thotë se u ka lënë, dije, pasi pavarësisht se nuk ua trashëgoi dashurinë për artin, u kujdes që ata të shkolloheshin mirë dhe është i lumtur që investimi i tij nuk ka shkuar kot, po ashtu ai tregon se përpiqet t’u jap edhe dashurinë për të afërmit që i takojnë rrallë.
None found
Megi Latifi: Profesor, fëmijët e tu do munden njësoj si prindërit tuaj për ju dhe ju për ta?
Petrit Malaj: Unë jam i kënaqur që investimi që kam bërë për fëmijët e mi nuk më ka shkuar kot. Shkollimi që ata morën njëri ekonomik, e tjetri juridik nuk ka shkuar kot, ata janë në punë, përpiqen, bëjnë gjithçka. Ne prindërve na takon të jemi pas tyre në kuptimin e shtytjes dhe kur kanë nevojë në një moment të caktuar për ne, por ata e kanë veten në dorë për gjithçka. Unë zgjohem i qetë në mëngjes, ata janë bërë me fëmijë. Por çfarë ka ndodhur tjetër?! Pa dyshim që ata kanë kredi, jetojnë në një shtëpi të tyre. Kanë marrë kredi sepse babai i tyre nuk e kishte atë mundësi që t’u linte ndonjë shtëpi apo pasuri të konsiderueshme që ata ta trashëgonin më tej. Megjithatë, unë përpiqem që fëmijët e mi ti marr, se ka ardhur një moment që nuk njohin kushërinjtë e tyre. Janë larguar fare, mirëpo edhe kjo ka të bëjë me trashëgiminë. Në një dasmë që unë mund të kem në Tropojë apo në Vlorë, mundohem që njërin prej tyre ta marr me vete, që të njohë 5 njerëz.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…