“Peshk i madh”, çfarë kërkoi Çekaj për seancën e sotme

Wshtë shtyrë sërish Gjyqi për Arbër Çekajn.

Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pendehurve por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri.

Sipas avokatit Maks Haxhia, CD me përgjime i vënë në dispozicion nga prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë.

Kjo seance u ndoq edhe nga nje perfaqesues i ambasadës amerikane. Ishte vetë Çekaj i cili ka kërkuar në gjyqin e tij përfaqësues të ambasadës së SHBA, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”.

Seanca e radhës do të mbahet në 4 mars.


Shtuar 19.02.2020 10:40