Përplasje mes deputetëve për lënien e pagës, Murrizi: Mos na hapni barkun me nisma revolucionare

Kryeminsitri Edi Rama u bëri thirrje gjithë deputetëve të jepnin gjysmën e rrogës së tyre për tre muaj, me qëllim përballimin e situatës nga koronavirusi.

Myrrizi ka deklaruar se ai nuk ka familjarë që punojnë nëpër drejtori të rëndësishme, ndërsa shton se një pjesë të pagës mund tua japë të afërmve në nevojë.

Mesazh Myslim Murrizi në grup:

“Nuk jam fare dakord për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithë i kemi të gjithë pjesëtarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga te majme. Me paratë që më takojnë mua, e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam sojsezë pa njerëz të afërm miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë. Pallavrat se shpëtohen shqiptarët me gjysmë pagë të deputetëve janë gjellë bajate për mua. 122 deputetë dhe 5 ministra jo deputetë nga 400 euro gjysma e pagës bejne gjithsej 50 mijë euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare??


Shtuar 2.04.2020 17:40