Përplasje me Bashën? Kryemadhi: LSI garon e vetme në zgjedhjet e 2021

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së në mënyrë indirekt u shpreh se LSI mund të garojë e vetme në zgjedhjet e 2021.

Në një bisedë me gazetaren Ilva Tare, të hënën pasdite, në Euroneës, Kryemadhi u shpreh se:

“Koalicioni nuk është letër, është frymë. Logoja e LSI as ka ikur ndonjëherë dhe as nuk do të ikë.

Beteja e LSI-së, opozitës dhe e shqiptarëve nuk ka nevojë për koalicione, sepse janë bashkë kundër Edi Ramës. 99% e tyre sot janë kundër tij”.


Shtuar 5.10.2020 20:45