Përplasi të moshuarën dhe u arratis, reagon Ilda Bejleri (FOTO LAJM)

Pasditën e sotme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se gazetarja e njohur Ilda Bejleri ka shkaktuar një aksident me makinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas burimeve, aksidenti i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:20, në Tiranë.

Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.

64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes, shkruajnë dritare.net.

Por vetëm pak minuta pas qarkullimit të lajmit, ka reaguar ashpër Beljeri e cila e ka konsideruar lajmin në fjalë si shpifje dhe jo të vërtetë. /albeu.com/


Shtuar 12.02.2020 18:27