Përplasi për vdekje 59 vjeçarin e plagosi 8 të tjerë, arrestohet shoferi

Policia ka arrestuar një shofer i cili si pasojë e një aksidenti, shkaktoi një viktimë dhe tetë te plagosur ne aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë.

Policia ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë. Aksidenti i rende ka ndodhur dje ne Tapize. Makina qe drejtohej nga 45 vjecari, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi F.Xh.,59 vjeç. Nderkohe qe kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh., A.Xh., R.D., M.D., T.Gj., K.Gj., T.L., Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 2.03.2020 08:41