Përplasi makinat, shqiptari merr sëpatën dhe kërcënon shoferin tjetër

Një sherr ka ndodhur në Lamia të Greqisë mes një 50-vjeçar shqiptar dhe një 70 vjeçari.

Mësohet se një aksident trafiku ishte shkaku i incidenteve, rrahjeve dhe tensioneve në një fshat të Lamia në Greqi.

Dy automjete në kryqëzimin e komunitetit jashtë Lamia, pothuajse u përfshinë në një aksident, ndërsa dy shoferët u përfshirë në sherr midis tyre.

Sipas mediave greke, një 50-vjeçar shqiptar i cili duket se vazhdimisht krijon incidente në fshat dhe qarkullon me makinë vazhdimisht në gjendje të dehur, sulmoi shoferin tjetër 70 vjeçar.

Familjarët e 70-vjeçarit që ndodheshin në automjet, u përpoqën të ndalonin shqiptarin e tërbuar, për pasojë edhe ata u sulmuan. Sipas dëshmive, shoferi i dehur kishte marrë një sëpatë nga bagazhi i makinës dhe i kishte kërcënuar se do t’i godiste.

Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe përkundër reagimit dhe rezistencës së të dehurit, ata e imobilizuan dhe e arrestuan.


Shtuar 7.10.2020 19:10