Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë, mësohet se është lënduar një person por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe e gjithë autostrada dhe ka radhë të gjatë makinash.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
