Përplasen dy makina në Korçë, njëra përfundon brenda në lokal

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në vend.

Mësohet se dy makina janë përplasur në dalje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave e tipit ‘Rav4’ ka dalë nga rruga pas përplasjes dhe ka përfunduar në oborrin e një lokali afër rrugës.

Nga ky aksident ka përfunduar i dëmtuar shoferi i automjetit që doli nga rruga.


Shtuar 31.05.2020 15:41