Përndiqte këmba-këmbës të renë dhe sulmoi me thikë të vëllain, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

I riu akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Të lidhura

None found

E. K., 25 vjeç mësohet se ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe. Ai ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.09.2020 09:21