Duket se ditët e dhimbshme do të vijnë shumë shpejt drejt sheshimit për botën.
Spanja ka shënuar një rënie të ndjeshme sa i përket rasteve të reja të infektimit.
Në 24 orë janë raportuar 1528 raste të reja infeksioni, ndryshe nga dje kur u testuan pozitivë 3577 persona. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të reja të infeksionit është 195,944.
Ndërsa në 24 orë janë shënuar 410 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20,453
Fatmirësisht numri i të shëruarve vazhdon të rritet me ritme të shpejta, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 77,357.