Përfundon mbledhja e PS-së, Rama largon Dakon dhe merr mbi vete drejtimin

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila zgjati për rreth një orë, që po zhvillohej në Elbasan.

Mwsohet se në qarkun e Kukësit është emëruar si drejtues i strukturave të PS-së atje Safet Gjici.

Në Shkodër drejtues poltik i strukturave të PS-së është emëruar Ilir Beqaj, ndërsa në Lezhë është rimeruar Lindita Nikolla.

Tirana do të ndahet dhe do të drejtohet nga tre socialistë, Erion Veliaj bashkinë, deputetja Elisa Spiropali do drejtojë Qarkun e Tiranës si dhe kryetar qarku do të jetë Ervin Bushati.

Ndërkohë që përkohësisht në Durrës do të jetë vetë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që është larguar nga ky post për herë të parë Vangjush Dako.


Shtuar 1.09.2020 15:49