Një banesë në Durrës është përfshirë pak më parë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se brenda saj kanë qenë një çift tëë moshuarish të cilët janë asfiksuar.
Mësohet se shkak i flakëve ka qenë një shkëndijë elektrike, ku si pasojë është djegur impianti i energjisë elektrike.
Ndërkohë të moshuarit po marrin ndihmën mjeksore në spital.
Zjarrëfiksja dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.
