Përfshihen nga flakët dy banesa në Tropojë

Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në Tropojë

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës ku janë djegur dy apartamente në pronësi të shtetasve Dede dhe Gege Sokoli.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz pasi zjarrfikësja ka mbërritur në kohhë.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.


Shtuar 27.02.2020 08:45