Akoma nuk është zbardhur vrasja dhe pengmarrja e Jan Prengës e cila tashmë i ka kaluar SPAK.
Mësohet se dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.
Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.
Mes të kërkuarve rezulton dhe Altin Hajri si personi që mori porosinë për rrëmbimin e Jan Prengës nga një telefonatë prej Ekuadorit nga i dyshuari Dritan Rexhepi shkruan shqiptarja.com.
Prej rrëmbimit më 17 Janar ora 11 e paradites Jan Prenga nuk ka asnjë kontakt me familjarët ndërsa policia e ka shpallur të vdekur, referuar kamerave të sigurisë sekeustruar në resort ku ai është në pamje kur hyn pasi rrëmbehet në Kamzë.