Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Kemi kaluar kulmin, në qershor përfundon izolimi!

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka sjellë një lajm të mirë sa i përket kurbës së koronavirusit në vendin tonë.

Sipas Piperos, kurba e COVID-19 është në sheshëpushim dhe kulmi ka qënë java e kaluar.

“Unë do ta quaj një thyerje të kurbës dhe besoj nga fillimi i javës tjetër do të kemi rënien e qëndrueshme të epidemisë.

Tek do të zgjasë pak më shumë por do të jetë më e qëndrueshme. Kurba e epidemive ndjek një logjikë të saj.

Pasi arrin pikun rri në një nivel për një javë. Do të kemi çdo ditë më pak raste”.

Mjeku theksoi se nga fundi i qershorit do të përfundojë mbyllja, por mund të ketë rikthim në fundin e vjeshtës apo fillimin e dimrit.

Megjithatë, rikthimi ekziston edhe në dy-tre javët e para nëse nuk tregohet kujdes për këshillat e ekspertëve. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2020 16:46