PD “trazon gurët”, nis përgatitja për zgjedhje

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet.

Kryedemokrati Lulzim Basha, pritet të mbledhë të dielën në orën 11:00 Kryesinë e PD për të diskutuar rreth situatës politike, reformës zgjedhore dhe përgatitjes për zgjedhje.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet vetëm dy ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes palëve politike për ligjin e ri zgjedhor.


Shtuar 6.06.2020 18:18