PD i përgjigjet Ramës: Lëri batutat nga vila në Surrel

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

“Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në Twitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.”

Postimi i Plotë

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2020 14:59