Pasi zgjodhi Vlorën për të dalë deputet, Rama bën lëvizjen e radhës

Kryeministri Rama ka një lidhje të ngushtë me Vlorën, aty ku do të kandidojë edhe zgjedhjet e ardhshme si deputet.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës vetëm një ditë pasi deklaroi se do të kandidojë si deputet në këtë qytet për zgjedhjet e vitit 2021.

Takimi po mbahet në teatrin “Petro Marko” pa praninë e medias, ndaj mbetet e paqartë se cila do të jetë tema e diskutimit të Ramës me drejtuesit vendorë.

Kujtojmë se ditën e djeshme konfirmoi se nuk do të kandidojë përballë Bashës në Durrësi pasi nuk mund të heqë dorë nga qyteti i tij./albeu.com/


Shtuar 26.09.2020 14:31