Pasi i tha se “jeton në hënë”, Rudina Hajdari sulmon kryeministrin Rama

Kryeministri Rama duket se po vendos një paqe mes tij, presidentit Meta dhe Bashës, ndërkohë sot në Kuvend ka kritikuar ashpër demokraten Rudina Hajdari.

Deputetja Hajdari në një shkrim në rrjetet sociale është përgjigjur deklarateve të kryeministrit Edi Rama, pasi e akuzoi se jeton në hënë.

Hajdari ka nënvizura se kryeministrit Rama ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Deklarata e Hajdarit për kryeministrin Rama:

Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë.

Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.

Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.

Keqardhje!


Shtuar 16.04.2020 14:19