Pas grabitjes po pinte kafe i qetë në Yzberisht, si u kap durrësaku i rrezikshëm

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se autori i grabitjes së argjendarisë është Astrit Thaçi, i cili është kapur në Yzberisht të Tiranës teksa po pinte kafe.

Po ashtu i arrestuari është autori i tentativës për grabitje në zonën e Durrësit ku si pasojë mbeti i plagosur i zoti i shtëpisë, shkruan “TCH”.

Grabitja e argjendarisë në Elbasan nga Astrit Thaçi ndodhi rreth orës 12:30, ku ai nën kërcënimin e një pistolete ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe parash.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta me të cilën i arrestuari kreu grabitjen.


Shtuar 15.02.2020 21:56