Paralajmërimi i Ramës për valën e dytë të COVID 19: Duhet të përgatitemi shumë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vëzhguar nga afër ambjentet e depos së re farmaceutike.

Ai ka bërë një deklaratë se autoritetet po përgatiten fort për një valë të dytë të koronavirusit.

Rama u shpreh se pavarësisht se vendi e ka përballuar mirë deri tani situatën e krijuar nga koronavirusi, çdo gjë mund të ndodhë dhe se për këtë duhet të jemi të përgatitur për eventualitetin e një vale të dytë.

“Duhet të jemi gati çdo gjë mund të ndodhë , është shumë problem kjo situatë e hapjes, sepse edhe mënyra se si shikohen gjërat, njerëzit u lehtësuan edhe hajt mo se s’ka gjë, shumica e kupton që gjithcka ishte rezultat i shtrëngimit të fort, ne duhet të përgatitemi shumë fort për eventualitetin e një vale të dytë tjetër, do zoti të mos na sjellë përpara kësaj sprove, ndaj duhet të jemi të përgatitur“, tha Rama .


Shtuar 12.05.2020 11:46