Panik në Itali! Shkon në 10 numri i viktimave, 322 të prekur nga koronavirusi

Koronavirusi rrit frikën në Itali! Shkon në 10 numri i viktimave dhe në 322 i të prekurve.

Konfirmohet se 240 raste dhe 9 viktima vijnë nga Lombardia, 43 raste dhe një i vdekur nga Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, dy në Toscana, një në Alto Adige dhe një në Liguria.

Në zonë të kuqe është vendosur Lodigiano, ku ka mbërritur ushtria.

Shifrat zyrtare u dhanë prag mbrëmjen e sotme nga i ngarkuari i jashtëzakonshëm i mbrojtjes ciile, Angelo Borrelli.


Shtuar 25.02.2020 17:57