Një video tragjike po qarkullon në rrjetet sociale. Sic mund t’a shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, pronari i një lokali në Tiranë bëhet shkak për fundin e dhimbshëm të një qeni.
Pronari në fjalë mundohet të largoje qënin nga biznesi i tij duke e detyruar të kalojë në rrugë.
Qeni i trembur është përplasur nga një makinë në shpejtësi, shofer i të cilës as nuk është ndaluar të shohë cfarë përplasi.
Mësohet se e zonja e katër-putroshit ishte në një furrë buke aty pranë.
Sikur të mos mjaftonte me aq, burri në video shihet ndërsa e lëviz kafshën e pajetë me këmbë dhe më pas e tërheq për bishti e nxjerr në rrugë. /albeu.com/
