Pamje të rralla, si shqiptarët mbajnë rradhë për të qarë mbi arkivolin e Enver Hoxhës (VIDEO)

Sot, më 11 prill, është shënuar 35 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha i cili për më shumë se 40 vite drejtoi vendin, me një pushtet absolut.

Ndërkohë që sot, simpatizantët e tij e patën të pamundur të zhvillojnë homazhe pranë varrit të tij, rikujtojmë me video se si shqiptarët kanë qarë për “humbjen” e madhe që pësoi vendi.

Sic mund t’a shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, një numër i madhe njerëzish, në vendosur në rradhë vajtojnë për diktatorin Hoxha.

Hoxha u varros me një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve ku iu bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës.

Por pas rënies së komunizmit, varri i tij u zhvendos te varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot. /albeu.com/


Shtuar 11.04.2020 18:41